Komuna e Vitisë në bashkëpunim me UNDP, janë në fazën finale të realizimit të projektit të ndërmarrjes sociale, ku në sheshin Calmy Ray, janë vendosur 13 shtëpiza, që kanë për qëllim zbutjen e papunësisë përmes ndërmarrjeve të vogla.
Ato do të u jepen në shfrytëzim shoqatave të ndryshme të cilat edhe do të menaxhohen, e që synojnë arritjen e progresit në punësim dhe mbështetje të ndërmarrjeve të vogla që veprojnë në komunën e Vitisë.