Komuna e Vitisë dhe Kolegji “UBT”, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal për komunën e Vitisë. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është të sigurojë një kornizë bashkëpunimi brenda së cilës UBT dhe Komuna e Vitisë hartojnë së bashku Planin Zhvillimor Komunal dhe Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për Komunën e Vitisë.
Bashkëpunimi midis palëve do të implementohet me fokus në zhvillimin e një strategjie gjithëpërfshirëse dhe programi për zhvillim të gjithëmbarshëm e të qëndrueshëm të komunës.
Si rezultate kryesore të bashkëpunimit parashihet involvimi i stafit akademik dhe profesional të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), përfitimi nga njohuritë dhe eksperienca e tyre për të zhvilluar strategji të mirëfillt, e bazuar në praktika të mira globale dhe në nevoja/kërkesa lokale, për t’i dhënë komunës së Vitisë kahje drejt zhvillimit të qëndrueshmëm.
Hartimi i Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë dhe Raportit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor, për zhvillim të qëndrueshëm hapësinor, urban, socio-ekonomik dhe infrastrukturor të komunës. Harmonizimi i Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë me dokumentet relevante të Zhvillimit Hapësinor të Kosovës, të parapara me Ligji Nr. 04/L-174 Për Planifikimin Hapësinor, si dhe me të gjitha dokumentet tjera relevante që janë aktualisht në zbatim, si dhe me ato të planifikuara, në komunën e Vitisë, si dhe përfshirja e Planit Zhvillimor Komunal për Komunën e Vitisë dhe programit dhe planeve të veprimit brenda agjendës së zhvillimit të Komunës së Vitisë (dokumentet e planifikimit hapësinor, strategjitë e zhvillimit dhe ciklet e buxhetimit).
Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga zv.kryetari i komunës Hasan Aliu dhe rektorit të Kolegjit UBT Edmond Hajrizi.