Drejtoria e Policisë në Bashkësi në bashkëpunim me komunën e Vitisë, kanë mbajtur sot një takim rreth realizimit të projektit “Parandalimi i dukurive të zjarreve”, me që rast është diskutuar për hapat që duhet ndërmerren rreth parandalimit të zjarreve në komunën e Vitisë.
Qëllimi i këtij takimi është eliminimi i burimeve që shkaktojnë zjarret e të cilat ndodhin në forma të ndryshme kudo qofshin ato.
Në këtë takim u propozua që të organizohen takime nëpër vendbanimet e komunës së Vitisë, me bujq, të rinj, punëtor etj, me qëllim të prezantimit të këtij projekti.
Projekti parashihet të realizohet në dy faza, ku faze e parë pritet të përfundojë me datën 5 qershor 2023, ku komanda e stacionit të policisë përmes zinxhirit menaxhues duhet të dërgoj informacionet lidhur me implementimin e këtij projekti, për vështirësitë që paraqiten në angazhime qoftë administrative, logjistike apo personelit.
Ndërkohë faza e dyte, të bëhen vlerësime për zjarret e krijuara në periudhën maj-tetor 2023, për të bërë krahasimin e periudhës së njëjtë të vitit të kaluar dhe deri më 15 nëntor të përpilohet një raport nga DPBP, ku me të arriturat do të njoftohen komuniteti, institucionet dhe partnerët. /2LONLINE/