Komuna e Vitisë dhe Kolegji UBT vazhdojnë punën në hartimin e ri të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).
Sot në Viti, është mbajtur një takim pune në mes të përfaqësuesve të komunës së Vitisë, drejtorëve të drejtorive, zyrtarëve komunal dhe përfaqësuesit të Kolegjit UBT me qëllim të hartimit të ri Planit Zhvillimor Komunal për këtë komunë.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Përndryshe në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë dhe UBT-së rregullisht po zhvillohen takime të ndryshme pune ku mblidhen ekspertë dhe profesionistë nga ky kolegj si dhe zyrtarë komunal për të hartuar planin e ri zhvillimor për komunën e Vitisë. /2LONLINE.com/