Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK, sot në Viti, janë shpërndarë serrat së bashku me sistemin e ujitjes dhe fidanë për 9 fermerë, përfitues të këtij projekti të përbashkët.
Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Viti Arlinda Sahiti, ka theksuar se këto serra me sistem të ujitjes janë në kuadër të bashkëpunimit të komunës me IADK-në konkretisht të projektit “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës dhe janë bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania. /2LONLINE.com/