Në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me organizatën IADK, sot në Viti, janë shpërndarë Agrofolie për 9 fermerë vitias.
Kjo u bë e mundur në kuadër të projektit të përbashkët nga Drejtoresh e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit dhe IADK.
Arlinda Sahiti, drejtoresh e DBZHR-së në Viti, ka theksuar se ky bashkëpunim është pjesë e projektit
“Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” dhe është bashkëfinancim i organizatës gjermane “ Brot für die Welt” nga Gjermania. /2LONLINE.com/