/2L ONLINE/ – Komuna e Vitisë do të vazhdojë edhe më tej të mbetet partner i denjë i bashkëpunimit me projektin DEMOS. Në këtë kuadër, sot është bërë nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës dhe hapësirave publike në qytetin e Vitisë dhe periferi.
Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe përfaqësuesja e “Helvetas Swiss Intercoperation” Fatime Rrahmani, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e trotuareve, hapësirave të gjelbëruara dhe ndriçimit publik në disa rrugë, sheshe dhe pjesë të tjera të komunës së Vitisë.
Bashkëfinancimi i projekteve që parashihen të realizohen në kuadër të kësaj marrëveshje për gjatë vitit 2017, do të jetë 50 me 50 % të komunës së Vitisë dhe projektit DEMOS. Kryetari Haliti duke falënderuar udhëheqësit e projektit DEMOS, ka thënë se bashkëpunimi i mirë dhe shumë korrekt për vite me radhë, po jep fryte në vazhdim të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, duke realizuar projekte që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Vitisë. /2L ONLINE/