Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Milot Lala, Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti kanë pritur sot në takim, Alban Morina, Projekt Menaxher i Fondacionit Kosovar për Trashëgimi Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) dhe Adea Mekuli – Projekt Menaxhere i këtij fondacioni për Kosovë.
Gjatë këtij takimi në veçanti është biseduar për mundësitë për investime në Shtegun “Gjurmëve të Nënës Terezë̈” në Letnicë dhe krijimit të Planit të Menaxhimit për Muzeun e qytetit në Viti. Bëhet me dije se në kuadër të projektit të shtegut Kulturor “Gjurmëve të Nënës Terezë”, do të bëhet në kuadër të bashkëpunimit ndër-kufitar Kosovë-Maqedoni Veriore, i financuar nga Bashkimi Evropian. Ky projekt ndër aktivitetet kryesore ka parapa investime për restaurimin e mureve rrethore të Kishës së Zojës në Letnicë, më konkretisht në hapësirën ku mbahen festimet e përvjetshme për nder të Zojës së Letnicës. Gjatë këtij takimi është bërë me dije se projekti do të ndahet në dy faza ku faza e parë pritet të zbatohet në kuadër të projektit të bashkëpunimit ndër-kufitar ndërsa faza e dytë pritet të zbatohet në bashkëpunim të CHwB Kosovë dhe Komunës së Vitisë, ku do të trajtohej edhe rruga alternative për në Letnicë me qëllim që të evitohet transporti i ngarkuar dhe kolonat e gjata gjatë fetës së Zojës së Letnicës. Në këtë takim përfaqësuesit e CHwB Kosova ka ofruar bashkëpunim lidhur me krijimin e planit të menaxhimit për Muzeun e qytetit dhe zhvillimit të trajnimeve profesionale nga ekspertë̈ vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë̈ të fushës së muzeologjisë̈ dhe kurimit. Gjatë këtij takimi u bë me dije që pritet që në të ardhmën ky bashkëpunim të konkretizohet më tutje përmes një̈ Memorandumi të Bashkëpunimet në mes të Komunës së Vitisë dhe CHwB Kosovës. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti. /2LONLINE.com/