Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti vitin 2018 e kishte shpallur vit të mbrojtjes së Mjedisit.
Sipas të dhënave të cilat i kemi siguruar nga Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjesit deri me tani janë mbajtur mbi 88 aktivitete të pastrimit në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.
Po ashtu sipas kësaj drejtorie deri me tani janë larguar 23 deponi ilegale të mbeturinave dhe gjithsej janë larguar mbi 125 ton mbeturina.
Po ashtu Komuna e Vitisë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, në veçanti të nxënësve ka mbajtur edhe ligjërata të shumta në shkolla mbi fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Megjithatë tani Komuna e Vitisë, ka formuar edhe ekipën udhëheqëse komunale për ditët e ambientit 2018 dhe po bënë edhe përgatitjet për shënimin e aksionit të madh të ambientit që do të zhvillohet nga 15 Shtatorit deri 15 Dhjetor 2018.