Komuna e Skenderajit ka ndarë pesë mijë eruo për familjen Abazi, të cilës i humbën jetën dy djemtë nga tërmeti që ndodhi më 26 nëntor në Shqipëri.
Këtë e bëri të ditur Bekim Jashari, kryetari i kësaj komune me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Sot, së bashku me bashkëpunëtorë ishim në vizitë te familja Abazi në fshatin Livoç, i ngushëlluam për djemtë e tyre të cilët vdiqën nga tërmeti në Shqipëri dhe në shenjë solidarizimi me ta, i dhuruam 5000€ familjes nga shuma që janë mbledhur nga takimi fillestar që kishim dje me biznese të komunës tonë, ku në total u mblodhën 57,800.00€ për personat e prekur nga tërmeti në Shqipëri”.
“Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre në Shqipëri! Lusim Zotin që raste të tilla të mos përsëriten”, ka shkruar Jashari në Facebook.