Komuna e Prizrenit ka bërë kërkesë që të formojë një komision për të menaxhuar financat dhe organizimin e KF Liria.
Skuadra që ra nga Superliga sezonin e kaluar ka reaguar ndaj këtij vendimi, derisa nuk ka qenë i vonë edhe reagimi i FFK-së.
Përmes një letre dërguar Komunës së Prizrenit, sekretari i FFK-së, Eroll Salihu ka kërkuar nga Komuna që të mos përzihet në punët organizative të klubit.
Sipas kësaj letre kjo tendencë cilësohet si ndërhyrje e dhunshme në klub dhe situata do të shkonte deri në FIFA dhe UEFA.
Kjo është letra e plotë e FFK-së drejtuar kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka: