Për shkak të punimeve të parapara në objektet elektroenergjetike, Elektrodistribucioni i Serbisë njofton se rajoni i Komunës së Preshevës do të mbetet pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të kësaj kompanie të cilin e përcjellë portali informativ Titulli.com, kjo komunë nuk do të ketë energji elektrike pothuajse gjatë tërë ditës së diel, 29 mars.
“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektroenergjetike, të dielën, 29 mars, pa energji elektrike do të mbesin i tërë rajoni i Komunës së Preshevës, nga ora 7:00 deri në orën 17:00”, thuhet në njoftim.