Komuna e Kamenicës vë në dispozicion dy sportele për të kryer Shërbime për Diasporën
Drejtoria e Administratës së Përgjithshme njofton të gjithë qytetarët e Kamenicës të cilët jetojnë në diasporë se nga sot dy sportele janë vënë në dispozicion për të kryer shërbime për të cilat janë të interesuar mërgimtarët.
Po ashtu kjo drejtori njofton se në dispozicion të tyre është vënë edhe një e-mail ku mërgimtarët të cilët kanë pyetje për ndonjë shërbim mund të drejtohen duke dërguar e-maile.
E-mail: [email protected] /2LONLINE/