Komuna e Kamenicës u ka bërë thirrje qytetarëve të kenë kujdes në komunikacion dhe të raportojnë ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm.
Që nga mbrëmë kompania kontraktuese për pastrimin e rrugëve urbane e rurale në Kamenicë është në terren me të gjitha kapacitetet e saj duke u angazhuar për pastrimin e rrugëve nga reshjet e borës.
Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të gatshme të ofrojnë kapacitetet e tyre për ndihmë qytetarëve.
“Lusim qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion dhe të raportojnë ku qarkullimi është vështirë i kalueshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.