Komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka shpërndarë pajisje sportive në shkolla.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë sekëto pajisje janë shpërndarë për lëndën e Edukatës Fizike dhe Sportive për ta bërë më atraktive për nxënësit.
“Shkollat e Kamenicës po i pajisim me të gjitha mjetet e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor, në të gjitha lëndët. Kësaj rradhe, investimi kishte për qëllim furnizimin me pajisje sportive që lëndën e Edukatës Fizike dhe Sportive, ta bëjmë më atraktive për nxënësit e komunës sonë. Me shumë punë e përkushtim po punojmë pa ndalë për fëmijët tanë”, ka thënë ai.
Ndërsa këto pajisje janë shpërndarë në shkollat fillore, si dhe shkollat e mesme të Kamenicës.
Shkollat fillore në të cilat janë shpërndarë këto pajisje janë:
“Dëshmorët e Kombit”, Kamenicë;
“Fan S.Noli”, Kamenicë;
“Abdullah Krashnica-Presheva”, Koretin;
“Rexhep Mala”, Topanicë;
“Metush Krasniqi”, Roganë;
“Skënderbeu”, Hogosht;
“Sadri Misini”, Shipashnicë e Epërme;
“Avni Rrustemi”, Karaqevë e Epërme;
“17 Shkurti”, Muqiverc;
“Xhavit Ahmeti”, Hodonoc;
Shkollat e Mesme në të cilat janë shpërndarë këto pajisje janë:
Gjimnazi “Ismail Qemali”, Kamenicë;
ShMLP “Andrea Durrsaku”, Kamenicë;
ShMLM “Sejdi Kryeziu”, Roganë.
Vlera totale e pajisjëve është 3 mijë e 460 euro. /2LONLINE.com/