Komuna e Kamenicës, përkatësisht drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, ka pranuar donacion dhjetë pako me nga 500 maska, nga UNMIK-u.
Drejtoresha e DShMS-së u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë atyre që po vazhdojnë të kontribuojnë për komunën e Kamenicës.
“I jam pafundësisht mirënjohëse UNMIK-ut për donacionin e sjellur. Ndonëse rastet me COVID-19 janë duke u zvogëluar, padyshim që të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm, andaj maskat janë një faktor i rëndësishëm për parandalimin e mëtutjeshëm të virusit”, u shpreh mes tjerash Zajmi-Krasniqi. /2LONLINE.com/