Komuna e Kamenicës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”.
Ky program synon të rris stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, ndërsa qëllimi është krijimi i mekanizmave dhe rrjeteve për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga Covid-19 dhe në këtë mënyrë mundësojmë përfshirjen e tyre dhe prosperitetin shoqëror.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që sot u nënshkrua marrëveshje prej 83 mijë euro.
“Shumë i lumtur që bashkë me Help-Hilfe zur Selbsthilfe Misioni në Kosovë , në kuadër të projektit “Fuqizimi socio-ekonomik i Ballkanit Perëndimor”, nënshkruam marrëveshje ne vlerë prej 83 mijë eurosh. Programi nga kjo marrëveshje synon të rrisë stabilitetin socio-ekonomik të rajonit gjatë periudhës 2021-2022, dhe si qëllim kryesor ka krijimin e mekanizmave për fuqizimin e grupeve të margjinalizuara, përfshirë masat e rimëkëmbjes nga COVID-19. Në projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i komunës është 30%.
Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet”, tha Kastrati.
Kastrati për arritjen e kësaj marrëveshje falënderoi drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqin, për kontributin dhe angazhimin në këtë program tejet të rëndësishëm, marrë parasysh dëmet që na i ka shkaktuar pandemia.
E lumtur për arritjen e kësaj marrëveshje u shpreh edhe Drejtoresha e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, e cila theksoi se kjo marrëveshje do të rrisë stabilitetin socio-ekonomik në komunën tonë.
Në këtë projekt Komuna e Kamenicës përfshihet me 20 grante në sektoret bujqësi, zejtari dhe shërbime, ndërsa kontributi i Komunës është 30%.
Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është deri në 2,000.00 Euro, shumë kjo e cila përfshinë edhe kontributin nga klientët e përzgjedhur (përfituesit) prej 20%.
Krahas pajisjeve, përfituesve do t’u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe mbështetje teknike pasi të kenë pranuar pajisjet.
Informacionet e tjera do të ofrohen përmes takimeve informuese që do të mbahen në fillim të projektit. /2LONLINE.com/