Komuna e Kamenicës së bashku më HANDIKOS, kanë shpërndarë dhurata për fëmijët me nevoja të veçanta.
Gjatë shpërndarjes së dhuratave të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtori i HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, Drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, si dhe bashkëatdhetari ynë, Naim Korqa nga Amerika, i cili ishte donator i këtyre dhuratave.
I pari i komunës Qëndron Kastrati, u shpreh entuziast për vullnetin e mirë të bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribuojnë për shoqërinë tonë.
“ Dhuratat e shpërndara për fëmijët me nevoja të veçanta, janë donacion nga bashkëqytetari ynë, Naim Korqa, i cili jeton në Amerikë. Me drejtoreshën e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina dhe drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, i gëzuam këta fëmijë falë vullnetit të mirë të njerëzve bujarë të Kamenicës. Krenar me kamenicasit ”, u shpreh mes tjerash Kastrati.
Ndërsa drejtoresha e HANDIKOS në Kamenicë, Hyrmete Morina, u shpreh falënderuese ndaj mikut të HADIKOS, Naim Korqa, i cili në këto kohë festash ka gëzuar fëmijët.
“Falënderuese ndaj mikut tonë, Naim Korqa, për dhuratat e sjellura. Gjithashtu një falënderim i veçantë edhe për drejtorin e HANDIKOS në Prishtinë, Afrim Maliqi, si dhe Kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, për bashkëpunimin e treguar. Këto dhurata sadopak i zbukuruan festat për këta fëmijë”, tha Morina. /2LONLINE.com/