Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Drejtoreshën Ekzekutive të organizatës NOPM Besa Tusha, për implementimin e projektit “Rritja e angazhimit qytetar për të ndikuar në prioritete, planifikim buxhetor, hartim dhe zbatim të politikave publike në qeverisjen lokale”
Ky projekt përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh.
Projekti ka për qëllim të përmirësojë pjesëmarrjen e qytetarëve në formësimin e çështjeve me interes publik, forcimin e rolit të shoqërisë civile për avokim, mbikëqyrjen e vendimmarrjes në nivel komunal dhe forcimin e lidhjeve mes shoqërisë civile dhe qytetarëve për të përmirësuar llogaridhënien, gjithpërfshirjen dhe transparencën sociale ndaj publikut.