Organizata Joqeveritare “Dardanapress” në kuadër të projektit “Rritja e transparencës, ndërgjegjësimi i qytetarëve përmes qasjes aktive në proceset vendimmarrëse”, në partneritet me komunën kanë dhuruar donacion barna në vlerë 350 euro për luftimin e pandemisë COVID-19.
Këtë donacion e ka pranuar Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi dhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zaimi-Krasniqi falenderoi donatorët dhe tha se donacionet e tilla janë të mirëpritura për Kamenicën sidomos në këtë kohë të pandemisë.
Po ashtu edhe organizata “Open Data Kosovo” ka dhuruar donacion pako ushqimore për tetë familje në nevojë.
Donacionin me pako ushqimore e ka pranuar Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Brikenë Ramabaja dhe Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat, Ramadan Basha.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Brikenë Ramabaja, duke falenderuar donatorin ka thënë se pakot do t’iu shpërndahen tetë familjeve në nevojë të cilat do të përzgjedhen nga Komuna e Kamenicës.