Komuna e Kamenicës ka pranuar donacion nga Zvicra disa shtretër për shëndetësi, pajisje sportive dhe 102 kompjuterë.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati tha se këto donacione do të jenë ndihmesë për komunën tonë duke e marrë parasysh buxhetin e vogël që e kemi.
“Duke e marrë parasysh buxhetin e vogël të komunës sonë, donacione të tilla na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në përmirësimin dhe lehtësimin e shërbimeve për qytetarët tanë”, tha ai.
Kastrati i ka falënderuar bashkëqytetarët tanë nga Zvicra, Vehbi Kryeziun, Asllan Maliqin dhe Agron Qehajën, që e bënë të mundur sigurimin e këtyre donacioneve.
Ai i falënderoi gjithashtu edhe shoqatën “Busavata”, shoqatën kulturore artistike “Dardania” dhe Rotary Club Prishtina International, që e kanë mundësuar transportin nga Zvicra për në Kamenicë.