Komuna e Kamenicës është furnizuar me pajisje mjekësore nga Ministria e Shëndetësisë, Organizata AQH, si dhe Organizata UNICEF.
Këto pajisje janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë.
Ministria e Shëndetësisë ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mjekësore:
Stetoskope (Ndëgjuese);
Tensiometra (aparat për matjen e shtypjes së gjakut);
Inhalator;
Çekana neurologjik;
Llampa për ekzaminimin e fytit;
Peshore për të rritur dhe fëmijë;
Termometra;
Pulsoksimetra;
Otoskope;
Sete komplet për kirurgji të vogël.
AQH ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mejkësore (në vlerë 20,000 euro):
EKG;
Autoklav;
Inhalator;
Defibrilator (në ardhje e sipër);
Pajisje jo-mjekësore si Kondicioner (Klima) dhe Tharese të duarve.
UNICEF ka furnizuar QKMF-në me këto pajisje mjekësore:
Çantë të ndihmës së parë (komplet) me pajisje mjekësore të domosdoshme për ndihmë të parë;
Alkool.
Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë, AQH dhe UNICEF-in për furnizmin e QKMF-së me këto pajisje, duke thënë se bashkëpunimi me Ministrinë dhe këto organizata të cilat kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve do të vazhdojë ende. /2LONLINE/
FOTO