Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Kamenicës ka organizuar disa aktivitete.
Këto aktivitete kanë filluar nga data 30 Maj dhe kanë vazhduar deri sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershorin.
Më datë 30-31 Maj janë mbajtur ligjërata në shkollat fillore me temë “Të drejtat dhe detyrat e fëmijëve” nga Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut DAP.
Ndërsa sot më datë 1 Qershor janë mbajtur disa aktivitete.
Dita ka filluar me defilimin e fëmijëve organizuar nga Kolegjiumi i Mësimdhënësve të Shkollave Fillore, për të vazhduar pastaj lojërat rekreative në ambientet e BONEVET nga Handikos, NjKDNj dhe BONEVET për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Është zhvilluar edhe altiviteti “Festa e Abetares” në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” nga Kolegjiumi i Mësimdhënësve të Shkollave Fillore.
Festa ka vazhduar me aktivitetin “Përralla për fëmijë” në Bibliotekën e Qytetit ku janë shpërndarë libra me përralla për fëmijët e pranishëm nga Qendra për Arsimin e Kosovës KEC, kurse pastaj është mbajtur aktivitet me grupin e baletit.
Për fëmijët në këtë ditë është mbajtur edhe një program kulturo-artistik në pllaton e Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, ku është organizuar nga Teatri i Fëmijëve “Lulëkuqja” me përgatitje të Muhrrem Hodës.
Kurse kjo ditë ka vazhduar të festohet me aktivitete rekreative për fëmijë dhe lojëra pakufi në Sektorin e Sportit dhe KVRL.
Të pranishëm ishin edhe Personeli Shëndetsor nga QKMF-ja dhe zyrtarë policor nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor Kamenicë.
Këto aktivitete janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Njësinë Komunale për të Drejtat e Njeriut, BONEVET, KVRL, Europian Union Kosovo, Handikos, KEC. /2LONLINE/