Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me koordinoratoren e Grantit për Performancë Komunale, Valdete Berisha Murina, si dhe ish koordinatorin Naser Hashani, kanë pritur në takim përfaqësues nga Ministria e Pushteti Lokal (MPL), me të cilët nënshkruan Marrëveshjen trepalëshe për bashkëfinancim të Grantit për Performancë Komunale 2021 (GPK).
Kryetari Kastrati duke falënderuar të gjithë zyrtarët për angazhimin dhe performancën e treguar në punë, ka thënë se janë duke u përgatitur që edhe këtë vit të tregojnë performancë të mirë komunale.
“Falënderoj ministrinë dhe donatorët për vlerësimin, e më së shumti zyrtarët komunal për angazhimin e palodhshëm në punë. Jemi duke u përgatitur që edhe këtë vit të arrijmë maksimumin e pikëve sa i përket performancës komunale”, është shprehur ai.
Palët nënshkruese të kësaj marrëveshje janë Ministria e Pushtetit Lokal, Komuna e Kamenicës si dhe Helvetas Swiss Intercooperation në Kosovë, në lidhje me Grantin e performancës komunale.
Kujtojmë që Komuna e Kamenicës ka qenë njëra ndër komunat e cila ka treguar performancë të mirë komunale duke arritur që të jetë përfituese e grantit për vitin 2019. /2LONLINE.com/