Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se tani qytetarët kontrollet bazike urologjike do të kenë mundësinë t’i kryejnë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
I pari i komunës ka thënë se përveç pediatrit, radiologut dhe gjinekologut, nga tani është angazhuar edhe një urolog, i cili do të ndihmoj në kryerjen e kontrolleve bazike urologiike.
I angazhuari është Dr Jashar Jashari.
“A ka ndonjë gjë më të rëndësishme se shëndeti? Për një kontroll bazike urologjike, tash e shumë vite qytetarët e Kamenicës kanë shpenzuar kohë, energji dhe para. Jam shumë i lumtur që për vetëm dy vite mandat, kemi arritur që të angazhojmë pediatër, radiolog, gjinekolog, ndërsa tani edhe urolog. Këto shërbime që kanë munguar për vite të tëra, e sot qytetarëve u ofrohen në Kamenicë, janë dëshmi e përpjekjeve tona për transformim rrënjësor në shërbimet shëndetësore. Punët e mira vazhdojnë, sepse nuk ndalemi” është shprehur Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/