DYLON

Dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi – gjatë dy ditëve autoritetet sekuestrojnë 244 telefona të mençur në Prishtinë

Dyshime për kontrabandë dhe shmangie tatimi – gjatë dy ditëve autoritetet sekuestrojnë 244 telefona të mençur në Prishtinë
Avatar photo Redaksia

“Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare, dje është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat i zbatimit të kësaj Urdhëresë, me datë 07.11.2023 janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të”, thuhet në njofitmin e policisë.

Sot më datë 08.11.2023, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.

EkoHigjiena

Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:

– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

• “Kontrabandimi i mallrave” dhe

• “Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/