Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural sot ka shpërndarë për 25 fermerë makina mjelëse për lopë qumshtore.
I pari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se mbështetja ndaj fermerëve do te vazhdojë.
“Fermerët do t’i përkrahim ende në mënyrë që t’ua lehtësojmë punën. Urime të gjithëve!”, ka thënë Kastrati.
Edhe drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi ka uruar të gjithë përfituesit, duke thënë se puna do të vazhdoj edhe më tutje në mbështetje të fermerëve.
“Sot bëmë shpërndarjen e makinave mjelese për lopë qumshtore për 25 fermerë. Urime përfituesve, e ne vazhdojmë me punë ende për t’i mbështetur ata”, ka thënë ai.
Ndryshe Komuna e Kamenicës, përkatësisht DBPZHR dje ka shpërndarë 20 spërkatëse për drithëra, 10 pijatore dhe pesë rotofreza. /2LONLINE.com/