Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Gjilanit, ka shpallur më të mirët e vitit në kulturë, rini dhe sport.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se kanë ndarë mirënjohje për individët më të dalluar të vitit në këto fusha.
Sipas tij përzgjedhja e fituesve për kulturë, rini dhe sport ishte një moment i veçantë, duke njohur punën dhe angazhimin e shumë prej tyre që kontribuojnë në zhvillimin e këtyre sektorëve.
“Një falënderim i madh për të gjithë ata që kontribuojnë për të bërë Gjilanin një qytet më të pasur në kulturë, rini dhe sport”, tha kryetari Alban Hyseni.
Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport, tha se janë mbledhur për të nderuar më të mirët e vitit në Kulturë, Rini dhe Sport – një moment që përmbledh punën, përkushtimin e jashtëzakonshëm të komunitetit tonë në Gjilan.
Sipas tij statistikat e këtij viti flasin shumë për vitalitetin e sportit dhe kulturës në qytetin tonë.
“Viti që po lëmë pas ka qenë i mbushur me aktivitete dhe angazhime”, tha Zeqiri.
Drejtori i Kulturës, Rinisë e Sportit, tha se këto arritje nuk janë vetëm një pasqyrë e punës së madhe, por edhe një dëshmi e shpirtit të komunitetit tonë. Gjilani po dëshmon se është një qendër e pasur me talent, ambicie dhe rezultate.
“Të ndihemi te gjithë krenarë për atë që kemi arritur së bashku dhe të shikojmë drejt së ardhmes me entuziazëm”, tha Kushtrim Zeqiri.
Më pas u bë shpallja e më të mirëve në teatër e film, ku aktorja e vitit u shpall Aurita Agushi. Aktori më i mirë i vitit Alban Shahiqi. Regjia e vitit, Shkëlzen Berisha për regjinë e shfaqjes “Togeri nga Inimshori”. Çmimi prezantimi më i suksesshëm i takoi Avni Shkodrës për Stand up komedinë. Artisti më i ri i ri u shpall Blendi Arifi. Organizatori më i miri u shpall Dhurim Ismajli. Puntorët më të dalluar nga teatri. Ndërsa çmimin e vullnetarit më të mirë e fitoi Destan Destani.
Pastaj për arte pamore artisti i vitit u shpall Petrit Maliqi. Prezantimi më i suksesshëm në arenën ndërkombëtare ishte për Avni Behlulin. Çmimi shkrimtar i vitit i’u nda Fadil Kajtazit.
Ansambli më i suksesshëm u shpall AKV “Gjilani”. Dirigjenti më i mirë u shpall Artan Jerliu. Çmimi i valleve për fëmijë shkon për SHKA “Karadaku”.
Artisti më i mirë i muzikës popullore shkoi për Qazim Kryeziun. Artistja më e mirë e muzikës moderne i takoi Elona Sadikut. Artistja më e mirë e muzikës klasike Ylberina Avdyli. Prezantimi më suksesshëm ndërkombëtar shkoi për Fatjona Maliqin, Anila Aliu dhe Yll i së ardhmes Artin Rising Stars.
Çmimi Yjet e së ardhmes i’u nda Puhiza Sadikut, Fis Latifit, Uran Ismailit dhe Ensa Shalës.
Aktiviteti më i mirë i takoi IPKO fondation, çmimi për fuqinë e bashkimit rinor i takoi, OJQ Aktiva dhe vullnetari më i mirë i vitit shkon për Ujmir Kransiqin
Sportisti i vitit u shpall Faton Maloku. boksieri Donat Syla. Futbollist Aridon Bllaca. Futsall Bajram Ramadani. Karatisti Benjamin Shabani. Karatesitja Vlera Qerimi. Volejbollistja Adelajda Prenga. Karateisti Jakup Hajdari. Volejbollisti Ermal Maliqi. Karateistja Elorinë Musliu dhe Lenë Osmani pingpong.
Klubi më i dalluar Klubi i Volejbollit Drita femrat. Lojtari i futsalllit i jepet Jeton Rukovcit.
Trajneri më i mirë sportiv Nazim Halili. Pedagogu më i mirë Blerim Shala. Gazetari më i mirë sportive Sylejman Ismajli. Referi më i dalluar Mervan Bejtullahu.
Shpresa e Vitit: Erina Sherifi Karate. Amra Demaj, karate. Art Veseli futboll. Dilon Latifaj volejboll. Ema Maliqi futbolliste, Endrit Jerliu boks, Ermal Sadiku Kaula Haziri Bowling, Lina Rexhepi volejboll. Olt Shkodra, ciklizëm dhe Riga Shkodra basketboll.
Yjet e së ardhmës në sport gjatë vitit 2024: Janë Daris Rahimi karate, Feroza Abazi judo, Idea Haziri karate dhe Mars Morina karate.
Kampione e Kosoves, pjesemarrese ne turne te ndryshem ) Përfaqësim në Arenën Ndërkombëtare: 1. FC DRITA • Kampion Vjeshtor • Paraqitja në gara Evropiane dhe kualifikim deri në fazën Play-Off të konferencë ligës • Klubi më i mirë mbarkombtarë në rank listën e UEFA-së për herë të parë në histori 2. Fortesa Orana• Vendi 5-të në Kampionat Evropiane individual • Vendi 5-të në Kampionat botërorë ekipore • Vendi 3-të në Kampionat Ballkanik ekipor, • Vendi 3-të në Kampionat mesdhetar ekipor, • Vendi 5-të në Kampionat mesdhetar individual, • Vendi 2-të në Bundesliga ekipore • Vendi 2-të në Kampionat evropian per universitare individuale • Vendi 1-rë në Kampoionat evropiane për universitete ekipore • Anëtare e Kombëtares 3. Riola Xhemajli futboll, Gjilan (Kombterae te Zvicres, Lojtare e PSV) Post Mortum: 1. Fidan Arifi – Motoqiklizem, Gjilan 2. Tahir Murati- Basketboll, Gjilan 3. Ergin Sherifi – Basketboll, Gjilan 4. Isuf Ajeti – Futbolli, Gjilan. /2LONLINE/