DYLON

Komuna e Gjilanit: Po pastrojmë rrugët dhe trotuaret, nuk merremi me improvizimet e opozitës

Komuna e Gjilanit: Po pastrojmë rrugët dhe trotuaret, nuk merremi me improvizimet e opozitës
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, pas reshjeve të shumëta të borës, në mënyrë permanente po i pastron rrugët dhe trotuaret, bënë të ditur Zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Deri tani, edhe në zonat e thella malore të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e qytetarëve.

“Komuna e Gjilanit e ka për obligim që t’u dalë në ndihmë qytetarëve 24 orë pandërprerë dhe këtë po e bën me të gjitha kapacitetet, pa u marrë fare me improvizimet e një pjese të opozitës”, thuhet në një reagim të kësaj Zyreje, ndaj kritikave të opozitës.

EkoHigjiena

/EXO EDHE: Vetëvendosje: Kur mungon përkujdesi institucional, duhet pastruar vetë rrugët e trotuaret/

Komuna e Gjilanit njofton qytetarët që për çdo problem që eventualisht mund të hasin të kontaktojnë numrat kujdestarë: +383 44 234 007 dhe +383 45 540 803, bënë të ditur Zyra për informim e Komunës së Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.