DYLON

Vetëvendosje: Kur mungon përkujdesi institucional, duhet pastruar vetë rrugët e trotuaret

Vetëvendosje: Kur mungon përkujdesi institucional, duhet pastruar vetë rrugët e trotuaret
Avatar photo Redaksia

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje! Qendra në Gjilan, janë mbledhur sot për të pastruar nga bora trotuaret e rrugës “Zija Shemsiu”, ndërkohë që kanë larguar borën edhe nga oborri i Qendrës së Mjekësisë Familjare “28 Nëntori”, duke e bërë të kalueshme edhe rrugën hyrëse për automjete në këtë qendër, thuhet në komunikatë të kësaj Lëvizjeje.

Ky aksion i aktivistëve të Lëvizjes, ka ardhur si pasojë e mungesës së përkujdesit institucional që do të duhej të bëhej, çdo herë kur rrugët dhe trotuaret tona bëhen vështirë të kalueshme si pasojë e reshjeve të borës.

Sot, reshjet e borës kanë filluar qysh në orët e para të mëngjesit dhe nuk vlen arsyetimi i “nxënies” në befasi, sepse ka pasur kohë të mjaftueshme për marrjen e të gjitha masave të nevojshme, në mënyrë që automjeteve dhe kalimtarëve të rastit ti mundësohet qasje sa më e lehtë në rrugët dhe trotuaret e qytetit.

EkoHigjiena

Ndërkaq, ia pëkujtojmë se Komuna e Gjilanit, shpenzon shuma parash për dhënien e tenderit për mirëmbajtje dimërore të rrugëve në qytet dhe fshatra, ndërsa pos problemeve në qytet, probleme edhe më të mëdha kanë banorët e fshatrave, ku as komunalitë nuk shkojnë për ti kryer shërbimet e tyre, sepse ankohen për pakalueshmëri të rrugëve të mbuluara nga bora, thuhet në fund të komunikatës, të lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Gjilan..

  

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.