Shkruan:: Shefik Surdulli
Duke iu referuar një informate të kryetarit të Komunës z. Alban Hyseni (e transmetuar edhe në mediat lokale) për përurimin e ujësjellësit në Verbicë, shprehim indinjatën tonë për injorimin nga Komuna që i bëri banorëve të Verbicës duke mos i njoftuar – ftuar fare në përurimin e ujësjellësit të destinuar për vet ata!
Sofra jonë mund të mos jetë e begatë si ajo e juaja e pushtetit, z. kryetar, por është sofër bujare e malësorve fisnik, që nuk janë koritë asnjëherë.
Ne me atë rast do të ju falënderonim edhe ju z.Hyseni, kryetar i Komunës, si finalizues të këtij projekti, anise merita u takon edhe pushteteve të kaluara: PDK-së si inicuese dhe proceduese, dhe LDK-së si realizue e këtij projekti.
Sido që të jetë, ne shprehim faleminderimin publik dhe konsideratën tonë të lartë për të gjithë ata që ndihmuan realizimin e këtij projekti vital për banorët e Verbicës, në veçanti falënderojmë Qeverinë Zvicerane – bashkëfinancuese (përmes CDI), Komunën dhe KRU “Hidromorava” për mbikqyrjen e projektit.
Punëkryesin “Teuta -M” poashtu e falënderojmë për mirëkuptimin e treguar gjatë gjithë procesit të punës në instalimin e rrjetit.
Në anën tjetër, uroj bashkëvendësit e mi – Gëzuar ujësjellësin! /2LONLINE/