“Në ceremoninë e shpërndarjes së Granteve të Performancës Komunale, Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€. Kjo mbështetje, do t’i dedikohet investimeve kapitale, duke realizuar kështu projekte në interes të qytetarëve”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ja postimi i tij i plotë:
Në ceremoninë e shpërndarjes së Granteve të Performancës Komunale, Komuna e Gjilanit përfitoi grant në vlerë prej 864,306.35€.
Kjo mbështetje, do t’i dedikohet investimeve kapitale, duke realizuar kështu projekte në interes të qytetarëve.
Në emër të qytetarëve të Gjilanit, falënderoj Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, BE-në, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC (projekti DEMOS), Suedinë dhe Norvegjinë për financimin e këtij granti, si dhe zyrtarët komunalë për punën dhe angazhimin e përbashkët në arritjen e këtij vlerësimi të performancës. /2LONLINE/