Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kolonel Agron Rukiqi, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë, për dhurimin e dy veturave të tipit Toyota, të cilat aktualisht janë në shfrytëzim të policisë.
Komuna e Gjilanit do të bëjë dorëzimin formal të veturave Policisë së Kosovës dhe për këto pajisje do të ofrojë të gjithë dokumentacionin relevant të tyre.
“Komuna e Gjilanit, si palë donatore, me qëllim mbështetjen e Policisë së Kosovës si pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka marrë obligimin që t’i japë në shfrytëzim të përhershëm këtë donacion për nevojat e Policisë së Kosovës”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/