Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Kompania Regjionale e Ujit “Hidromorava”, kanë bërë sot shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, për të qenë edhe ata pjesë e festave të ndërrimit të motive.
Kryetari Haziri ka thënë se familjet që banojnë në këto objekte të banimit social, do të trajtohen edhe në të ardhmen në forma të ndryshme, që sofra e tyre dhe mirëqenia të jetë më e mirë.
“Sot, së bashku me ne është edhe KRU “Hidromorava”, për të qenë sa më afër me këto familje në ditë festash. Komuna vazhdimisht sjellë këtu pako ushqimore për këto familje dhe shumë të tjera gjithandej në qytet dhe fshatra, mirëpo këto janë pako për festën e ndërrimit të motmoteve. Sofra e këtyre familjeve është e mbushur, ne po përkujdesemi për banimin e tyre, si gjithmonë do të ndajmë edhe bursa për shkollim dhe do të jemi bashkë në të gjitha rastet”, ka thënë në fjalën e tij kryetari Lutfi Haziri.
E nga ana e tij drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, ka thënë se në emër të kompanisë po bëjnë sot shpërndarjen e pakove ushqimore dhe njëkohësisht siq ka thënë ai kanë bërë edhe shpërndarje të dhuratave për fëmijët të cilët janë në me kushte të veshtira dhe me zhvillim të kufizuar të aftësive të tyre.