/2L ONLINE/ – Drejtoria për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, ka bërë zgjidhjen emergjente për banorët e lagjes së Kacabaçëve të fshatit Pogragjë, banorët e së cilës ishin të izoluar për shkak të dëmtimit të urës mbi këtë lum.
Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Sokol Haziri, me bashkëpunëtorët e tij kanë dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër se çfarë zgjidhje e shpejtë mund t’u ofrohet banorëve të kësaj lagjeje, duke bërë një zgjidhje të përkohshme për banorët.
“Kjo urë ka qenë edhe më herët e dëmtuar për shkak të degradimit që ka ndodhur prej kohës në këtë urë dhe pas reshjeve të shiut, tashmë së fundmi kjo urë është bërë e pakalueshme për të gjithë qytetarët dhe automjetet. Ne po e bëjmë zgjidhjen e problemit me një urë improvizuese, që do të mundësoj qarkullimin e qytetarëve me pjesën tjetër të fshatit”, tha drejtori Haziri.
Ai ka potencuar se kjo zgjidhje do të mbetet vetëm deri në kohën sa të bëhet ndërtimi i urës që do të nis pasi të përmirësohen kushtet klimatike. /2L ONLINE/