Drejtori për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan, Enver Shabani priti në takim zyrtarë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u diskutua se si duhet të bëhen përgatitjet nga komuna për ofrimin e hapësirave investitorëve të huaj.
Shabani ka thënë se gjatë bashkëbisedimit të pranishmit i njoftuan rreth mundësive dhe potencialeve që ka Komuna e Gjilanit për bashkëpunimin me investitorë vendor dhe të jashtëm.
“Është diskutuar edhe mundësia që në të ardhmen e afërt ku po planifikohet ndërtimi i Zonës Ekonomike Industriale prej 146 hektarë, në një lokacion të përshtatshëm dhe qasje të afërt 4-5 km me autostradën e cila është në përfundim e sipër, që në këtë hapësirë të ofroj qasje sa më të lehtë dhe të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të bizneseve”, ka thënë drejtori Shabani.
Sipas tij, Komuna do të iu sigurojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme përcjellëse për të gjitha bizneset dhe investitorët që dëshirojnë, të operojnë në këtë zonë ekonomike të komunës së Gjilanit. /2LONLINE/