(2L ONLINE) – Në shkollën fillore “ Bafti Haxhiu” në Viti ka filluar mësimi shtesë për fëmijët e riatdhesuar me qëllim që ata të afatësohen në komunikim të gjuhës shqipe, kjo shkollë është përzgjedhur nga Drejtoria Komunale e Arsimit ndërsa këto mësime po organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës e cila edhe i ka siguruar tekstet dhe mjetet mësimore.
Për momentin në këtë klasë mësimet po i zhvillojnë 8 nxënës nga fshatrat e ndryshëm. Qahil Sinani, Drejtor i Arsimit në Viti i cili edhe vizitoj këta nxënës tha se ky lloj i mësimit është shumë i nevojshëm për fëmijët e riatdhesuar. /2L ONLINE/