Komuna e Gjilanit dhe organizata gjermane HELP kanë mbështetur familjen nga fshati Livoç i Eperm, e prekur nga humbja e dy anëtareve të familjes gjatë tërmetit të vitit 2019 ne Shqiperi.
Pas përfundimit te trajnimit për dy përfitueset e grantit u janë siguruar pajisjet e nevojshme për të zhvilluar aktivitetin biznesor në sektorin e parukerisë, përmes së cilit mund të pavarësohen financiarisht.
Së shpejti planifikohet të hapet biznesi i ri me lokal në Gjilan me anë të të cilit do të mundësohet vet-punësimi i dy zonjave vet-ushqyese si dhe pritet te gjenerojnë të ardhurave për gjashtë femijët dhe familjen e tyre.
Valbona Tahiri, Drejtoreshe e DZHE, Komuna e Gjilanit ka potencuar se ky aktivitet kontribuon në zbatimin e Strategjise lokale “Gratë në Ndërmarrësi” dhe se punohet në mënyre sistematike me qëllim të përmiresimit të ekosistemit për nxitjen e ndërmarrësisë, sidomos tek të rinjtë dhe gratë.
Ajo falënderoi organizatën gjermane “Help” dhe drejtoreshën Shqipe Breznica, për kontributin e dhënë tashmë disa vite rresht, në krijimin e qindra strat-up të reja ndër vite, në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit. /2LONLINE.com/