/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në takim drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, (AKP) Zyra Rajonale në Gjilan, Zeqirja Morina – menaxher dhe Gursel Sherif, udhëheqës i ekipit të privatizimit.
Qëllimi i takimit ka qenë koordinimi lidhur me identifikimin e aseteve me rëndësi vitale për Komunën e Gjilanit, të cilat janë nën administrim të AKP-së, sikurse që është biseduar edhe për çështje tjera në interes të bashkëpunimit sa më të mirë të Komunës së Gjilanit dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e AKP-së në Gjilan për vizitën, duke kërkuar nga ky institucion që konform mandatit të saj këto prona të mbesin në shfrytëzim të Komunës së Gjilanit dhe të përjashtohen nga procesi i privatizimit.
Nga ana e tij, menaxheri i AKP-së në Gjilan, Zeqirja Morina, ka falënderuar kryetarin Haziri për takimin, ndërkaq ka konfirmuar se kërkesa e Komunës së Gjilanit për pronat e identifikuara do t’i drejtohet sot Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për procesim. /2L ONLINE/