Në kuadër të realizimit të projekteve që kanë për qëllim rregullimin e infrastrukturës sportive, në shkollat e komunës së Vitisë, në fshatin Skifteraj ka filluar kompletimi i fushës sportive të SHFMU “Kenan Halimi”, me që rast është duke u bërë shtruarja me gomë e këtij tereni.
Për të parë nga afër punimet që po kryhen në këtë fushë, kryetari i komunës Sokol Haliti ka vizituar këtë fshat, ku edhe ka uruar këshillin e fshatit, personelin e shkollës dhe nxënësit për këtë projekt.
Gjithashtu, është punuar edhe në parkingjet pranë shkollës dhe për këto projekte, Këshilli i fshatit shprehën falenderime për Institucionet komunale, që po kontribuojnë në mbështetjen e projekteve në këtë lokalitet. /2LONLINE.com/