La Luna Resort & Kompleksi Gjilani në Ksamil të Sarandës, nuk janë perla vetëm të bregdetit shqiptar, që magjepsin me bukuritë e saja përrallore, por edhe “perla” të humanizmit.
Ky resort, me pronar Selver Xhelili, viteve të fundit ka krijuar standard të ri në këtë biznes, që jo rrallë kush mund edhe ta bëj realitet.
Ai tashmë gjatë muajit maj dhe gjysmës së parë të qershorit, dërgon kategori të ndryshme jetësore për pushime disa ditësh në këtë kompleks, pa asnjë kompensim.
Këtë vit, Xhelili, ka dërguar rreth 1300 persona në kompleksin e tij, për të pushuar me të gjitha harxhimet e tija personale.
Nga zemra e hapur e Xhelilit, në ambientet e kësaj qendre bregdetare kanë qëndruar kategori të ndryshme kosovare si: sportistë, mësimdhënës, shërbyes civil dhe administrativ, punëtorë të sigurisë, organizata rinore, nxënës dhe studentë të dalluar e plot të tjerë.
Nuk ka ndonjë organizim të çfarëdo natyre qoftë, që ai ta ketë kthyer mbrapa. Ka qenë gjithnjë në krye të çdo iniciative vullnet mirë dhe në heshtje ka qëndruar.
Xhelili është bërë emblemë e mirësisë dhe dashurisë njerëzore përgjatë rrugëtimit të tij me plot sfida. Një “margaritar’ i humanizmit, një personalitet brilant dhe me çiltërsi shpirtërore!!!
Ai po krijon identitetin e tij prej një qytetari human dhe të pa zëshëm, shembull i një afaristi vizionar, dashamir i dorëdhënies.
Xhelili nuk dallohet për humanizëm vetëm në resortin e tij, por ai ka ndihmuar shkolla, çerdhe, xhami, shoqata të ndryshme humanitare, mësimdhënës , mjekë, pjesëtar të Policisë së Kosovës, punëtorë fizik, administrativ, teknik edhe në infrastrukturë.
Ai asnjëherë nuk e ka lënë anash as vendlindjen e të parëve të tij, Malësinë e Bujanovcit, sa herë që është kërkuar nevoja për ndonjë ndihmë eventuale.
Emri i tij po shënohet në një kapitull të ri, humanist dhe afarist i suksesshëm e vizionar me përmasa mbarëkombëtare dhe përtej saj.
Selver Xhelili, është inxhinier me profesion, veprimtar e aktivist e palodhur, ish studentë i dalluar i Fakultetit Teknik, ish- kryetar i Organizatës Rinore Studentore, dorëlirë, afarist i suksesshëm dhe shumë i dashur për gjithsecilin. /2LONLINE/