Kompania Veritas nga Anglia përmes bashkëqytetarëve tanë nga diaspora ka dhuruar pajisje teknologjike për nevoja e nxënësve të Kamenicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, ka thënë se u janë mirënjohës bashkqytetarëve nga diaspora për këtë angazhim, dhe se sipas tij shkollat do të pajisen me të gjitha mjetet e nevojshme.
“Nga Anglia në Kamenicë, erdhi donacioni me pajisje teknologjike. Përmes bashkëqytetarëve tanë nga diaspora, kompania VERITAS nga Anglia, ka dhuruar pajisje teknologjike për nevojat e nxënësve tanë. Ky donacion përfshinë teknologjinë bashkëkohore nga kompanitë më të mira si: Apple, Lenovo, Microsoft e Dell, 25 kompjuterë, 4 tabletë, 9 laptopë, 26 tastiera, 27 mausa, çanta për laptopë dhe pajisje multifunksionale për kabllo. Shkollat e komunës sonë po i pajisim me të gjitha mjetet e nevojshme, që zhvillimi i procesit mësimor të jetë sa më efikas. U jemi mirënjohës bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora, që po angazhohen në secilën formë të ndihmojnë për vendin e tyre”, është shprehur ai. /2LONLINE.com/