Komuna e Kamenicës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, po vazhdojnë të pranojnë donacione nga donator të ndryshëm në luftë me pandeminë COVID-19.
Kësaj here kompania “Air Energy”, ka sjellur edhe një donacion në Kamenicë, për muajin e shenjtë të Ramazanit, donacioni përfshinë pako ushqimore dhe higjenike për qytetarët e Komunës së Kamenicës, si dhe stafit shëndetësor.
Donacionin e ka pranuar drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Suna Krasniqi-Zajmi, dhe u.d i QKMF-së Besim Beqiraj.
Drejtoresha e DSHMS-së tha se është e lumtur dhe falënderuese që Komunën e Kamenicës janë duke e ndihmuar në vazhdimësi shumë donatorë.
“Shumë falënderuese ndaj kompanisë “Air Energy” dhe gjithë kompanive të tjera që kanë ndihmuar stafin mjekësor dhe qytetarët e Komunës së Kamenicës, që të kalojmë sa më lehtë këtë situatë”, ka thënë Zajmi-Krasniqi.
Kompania turke “Air Energy”, ka ndihmuar në vazhdimësi duke sjellur edhe donacione me mjete mbrojtëse për stafin mjekësor të QKMF-së në Kamenicë.
Ndryshe në Komunën e Kamenicës, janë mbledhur donacione për 400 pako ushqimore e higjenike përmes fushatës #700për700, nga bashkëqytetarët në Diasporë dhe qytetarë nga e gjithë Kosova, ndërsa duhet të sigurohen edhe 300 pako të tjera.