Donacionet në këtë kohë pandemie për Komunën e Kamenicës janë duke vazhduar.
Kësaj radhe, Kompania turke Air Energy ka dhuruar materiale mbrojtëse për stafin mjekësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.
Donacioni ka vlerën mbi dy mijë euro dhe përfshinë: 500 mantilla steril, 500 kalaqe, 300 maska, 60 dezinfektues me bazë alkooli, 300 dorëza.
Donacionin e ka pranuar Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, dhe u.d i QKMF-së Besim Beqiraj.
I pari i Komunës, Qëndron Kastrati duke falënderuar Kompanin Air Energy, ka thënë se është shumë i lumtur që të gjithë kemi krijuar unitet në parandalimin e virusit SARS-CoV-2.
“Kompania turke “Air Energy”, e cila ka investuar në energjinë me erë në Kikë, ka sjellur donacion materiale mbrojtëse për stafin mjekësor të QKMF-së. Në këto ditë sfiduese për ne, jam i lumtur që të gjithë kemi krijuar unitet në parandalimin e virusit SARS-CoV-2. Faleminderit”, ka thënë ai.