DYLON

Tri nivelet lokale në bashkëpunim për luftimin e pandemisë Covid-19

Tri nivelet lokale në bashkëpunim për luftimin e pandemisë Covid-19
Avatar photo Redaksia

U.d ministri i Ministrisë së Ponëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla ka vazhduar edhe sot vizitat nëpër komuna. U.d. z. Sveçla, ka vizituar Komunën e Vitisë, Stacionin Rajonal të Policisë së Komunës së Gjilanit si dhe Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Me këtë rast u.d ministri z. Sveçla, diskutoj me përfaqësuesit e këtyre institucioneve për veprimet që janë duke u ndërmarrë nga niveli qendrorë sa i përket përpalljes me pandeminë Covid-19.

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Halitit njoftoj ud. ministrin z. Xhelal Sveçla, për angazhimet që janë duke i bërë si komunë në këtë situatë pandemie, dhe po ashtu tha se në këtë komunë deri më tani janë 44 raste të identifikuara me Covid-19. Ai ofroj përkrahjen dhe bashkëpunimin e nivelit komunal për të bashkërenduar nevojat për parandalim duke kërkuar që të kenë në vazhdimësi mbështetjen e Qeverisë së Kosovës në bazë të mundësive që kanë.

EkoHigjiena

U.d. ministri Sveçla vizitën e vazhdoi në Stacionin Rajonal të Policisë së komunës së Gjilanit, ku u prit nga Drejtorja Rajonale e Policisë, Kolonel znj. Elmina Mahmuti, ku u njoftua për së afërmi për gjendjen e sigurisë në këtë rajon si dhe për sfidat të cilat po ballafaqohen në luftimin e pandemisë Covid-19. U.d ministri i MPBAP-së inkurajoj Policinë e Kosovës, për gatishmërinë e lartë që kanë treguar në menaxhimin e mirëfilltë të situatës së shkaktuar nga përhapja e pandemisë.

Vizitat e sotme u.d ministri z. Xhelal Sveçla, i përmbylli me takimin në Prokurorinë Themelore në Gjilan, ku u prit nga kryeprokurori z. Jetish Maloku. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës në këtë rajon, për situatën e krijuar, për masat dhe zbatueshmërisë e tyre, si dhe për angazhimet që janë duke u bërë nga institucionet e Republikës së Kosovës në parandalimin e përhapjes së këtij virusi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.