Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e 8 të rregullt dhe atë nën drejtimin e Bekim Azizit, kryesues të Kuvendit Komunal të Vitisë.
Ai në fillim të këtij takimi i njoftoj anëtarët e këtj komiteti rreth vlerësimeve të ligjshmërisë së akteve të bërë nga niveli qendror për dokumentet të cilët së fundmi kanë kaluar përmes KPF-së dhe Kuvendit Komunal të Vitisë.
Në këtë takim janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Propozim vendimi për projekt buxhetin e Komunës së Vitisë 2024-2026, ku zyrtari i Drejtorisë për Financa, Buxhet dhe Zhvillim Ekonomik Berat Zuka, njoftoi me hollësisht rreth këtij Project buxheti ku bëri të ditur se buxheti komunal pritet të këtë rritje në vitin 2024 dhe atë nga 14.996,357 euro në 16.653.191 euro.
Sipas këtij draft dokumenti rritje të vazhdueshme pritet që të këtë deri në vitin 2026 ku buxheti komunal i Vitisë pritet të jetë 18.370.155 euro.
Në këtë mbledhje u votuan për tu proceduar në seancën e ardhshme të kuvendit edhe propozim rregullorja për taksa, ngarkesa dhe gjobë për vitin 2024. Propozim vendimi për planin e punës të Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024. Propozim vendimi për ndryshim plotësim te vendimit me nr. 01-110/05-756 të datës 31.05.2023 për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2022 në vitin 2023. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023, vendimi nr 01-110/05-757 i datës 31.05.2023, si dhe Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga te hyrat vetanake të vitit 2021 në vitin 2023. /2LONLINE/