Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.33271 i datës 14.10.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Propozim-vendim për fillimin e procedurave për themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale (NLP) në Komunën e Kamenicës,
3. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31266,
4. Propozim Vendim për plotësim ndryshimin e vendimit me Nr.01-31253,
5. Shqyrtimi i raportit tre mujor financiar Korrik-Shtator 2022,
6. Informatë për procesin e vlerësimit të Grantit të Performancës Komunale për Komunën e Kamenicës për vitin 2023, sipas performancës së Komunave për vitin 2021,
7.Të ndryshme.
Pas hapjes së mbleshjes nga kryesuesi të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kvendit Komunal. /2LONLINE/