Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Kamenicës ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2022.
Mbledhjen e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal të Kamenicës, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ,anëtarët e KPF-së, Shërbimi Profesional, Zyrtari Kryesor Financiar, përfaqësues të OJQ-ve dhe të tjerë.
1. Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit Sh.01.Nr.29273 i datës 12.09.2022, nga mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2. Propozim-vendim Sh.05, Nr.29332/13.09.2022 për Normat Tatimore për vitin 2023,
3. Shqyrtim i Propozim-Vendimit Sh.02, Nr.28752/08.09.2022 për miratimin e D|raft-Buxhetit Sh.02, Nr.27958/01.09.2022 të Komunës së Kamenicës, për vitin 2023 dhe parashikimet për vitet 2024-2025,
4.Informatë rreth Raportit Sh.02, Nr.29309/13.09.2022 të Punës së Kryetarit për peridhën gjashtë-mujore (03.12.2021-30.06.2022),
5. Propozim-Vendim Sh.01, Nr.29318/13/09/2022 për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal 2023-2030,
6. Të ndryshme.
Pas hapjes së mbledhjes u diskutua që në rend dite të hyjnë edhe këto pika:
1. Shqyrtimi i Drat-Rregullores për kushtet, kriteret dhe proceduren e ndarjes së subvencioneve,
2. Propozim-Vendim nga Drejtoria e Bujqësisë për krijimin e kodit për subvencionimin e fermereve bletar me arka L.R dhe fleta dyelli.
Të githa pikat janë miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kvendit Komunal. /2LONLINE/