Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e pestë të rregullt.
Përpos tre pikave të cilat ishin në rend të ditës u kërkua të shtohet edhe një pikë tjetër për informimin e delegatëve në seancën e Kuvendit Komunal për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Komunën e Kamenicës nga Shtabi Emergjent Komunal.
Këto pika u votuan nga delegatët pjesëmarrës.
1.Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar e Komitetit për Politikë dhe Financa Sh.01,Nr.13057/30.06.2020,
2. Raporti Tremujor Financiar Prill-Qershor 2020, Sh.05,Nr.14455/15.07.2020,
3. Të ndryshme.
Gjatë kësaj mbledhje të gjitha këto pika të rendit të ditës, u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, dhe u hodhën në votim, të cilat me shumicë votash u votuan dhe u rekomanduan për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal.