Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e kamenicës, ka mbajtur mbledhjen e -I- të rregullt për vitin 2024.
Mbledhjen e hapi kryesuesi, Liridon Kastrati, ndërsa në mbledhje të pranishëm ishin: anëtarët e KPF-së, Drejtori i Zyrës së Auditimit, Ismet Ahmeti, Shërbimi Profesional, monitorues të jashtëm.
Në rend ditë ishin këto pika:
1.Shqyrtimi dhe aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e dymbëdhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa,
2.Propozim-vendim për miratim të dhënies së pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim afatgjatë për kompaninë “ISO RUBI” SH.P.K, me procedurë të negovimit të ofertës,
3.Propozim-vendim për shfuqizim të vendimit nr.6569 i datës 04.03.2020,
4.Informatë për Raportin e Auditorit të Brendshëm dhe planin e veprimit të Komunës së Kamenicës për vitin 2023,
5.Shqyrtimi i Planit Lokal të Veprimit për Barazinë Gjinore 2024-2026,
6.Raporti tremujor financiar Tetor-Dhjetor 2023.
Pas hapjes së mbledhjes nga kryesuesi, të githa pikat janë shqyrtuar dhe miratuar për të shkuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal. /2LONLINE/